Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ditëve të fundit ka vizituar klubet kosovare të cilët janë duke zhvilluar përgatitjet e tyre stinore në shtetin e Turqisë.
Mirëpo përveç klubeve, ai ka takuar edhe lojtar të Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha dhe Bernard Berisha, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa së fundmi është takuar Zymer Bytyqin.
Ademi ka përgëzuar Bytyqin për paraqitjet e fundit me ekip, ndërsa ka shtuar se i gëzohet sukseseve të secilit futbollist.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë ta vizitoj futbollistin e Kombëtares, Zymer Bytyqi në Antalya.
E përgëzova për paraqitjet e tij në stinorin e fundit me skuadrën elitare turke Bitexen Antalyaspor dhe i urova suksese edhe në ndeshjet e ardhshme.
I gëzohemi çdo suksesi të futbollistëve tanë, i mbështesim ata në të gjitha drejtimet dhe presim paraqitje të nivelit të lartë si në klubet e tyre ashtu edhe në fanellën Dardane /Arbresh.info/
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...