Këto janë ngjarjet që janë paralajmëruar se do të ndodhin sot në vendin tonë
09:00
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)
10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme. Në rend dite është shqyrtimi i propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët. (Kuvendi Kosovës)
11:00
Dorëzohet padi për diskriminim
ndaj Komunës së Fushë-Kosovës, nga ana e qytetarit me aftësi të
kufizuar, Besart Ramadani. (Gjykata Themelore e Prishtinës, Dega në Fushë-Kosovë)
11:00
Organizatat Aktiv dhe ACDC mbajnë tryezën me temën
“Udhërrëfyesi për rritjen e transparencës dhe luftimin e korrupsionit”. Merr pjesë dhe Yll Buleshkaj, drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. (Qendra për Energji Qytetare, Graçanicë)
14:00
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, mban ligjëratë publike në Universum International College me temën “Liberalizimi i Vizave për Kosovën: Mundësitë dhe sfidat”. (Kampusi i UNI, afër Prishtina Mall)
15:00
Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit serb, Nikola Sanduloviq, vendos lule te varri i Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë në Prekaz. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz)
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...