Në dy raste të ndara në rajonin e Prishtinës është raportuar për disa monedha dhe kartëmonedha të llojeve të ndryshme që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën.
Në njërin prej rasteve, dyshohet për një kartëmonedhë 500 euro, e dyshuar si e falsifikuar.
Po ashtu në raport thuhet se lidhur me rastet janë ndërmarr veprimet e nevojshme.
Prishtinë / 15.01.2024 – 09:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike dhe kartemonedha të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme.
Prishtinë / 15.01.2024 – 08:55. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kane hasur në një kartëmonedhë 500 €, e dyshuar si e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme./Arbresh.info/
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...