Tre persona kanë marrë trajtim mjekësor dhe pesë të tjerë janë shoqëruar në stacionin policor si pasojë e përfshirjes në një rrahje që ndodhi sot rreth orës 12:30 në sheshin “Nëna Terezë”.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 12:30 është pranuar informata për një rrahje në mes të disa personave, të ndodhur në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar në stacionin policor pesë persona. Tre persona të lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci për Arbresh.info.

Aktualisht, sipas tij, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme operativo-policore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Ndryshe, ekipi i Arbresh.info ishte në vendin e ngjarjes kur kishte ndodhur rrahja dhe ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes. /Arbresh.info/


LEXO EDHE
Rrahje në sheshin “Nëna Tereza”, një i arrestuar dhe një i lënduar
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...
Benita kërkon këngën e Endrit për “inat” të Klodit!