Një rrahje sapo ka ndodhur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Sipas informacioneve të para që ka arritur të marr ekipi i Arbresh.info nga tereni, bëhet fjalë për një rast të rrahjes mes disa personave.

Si pasojë e përleshjes, njëri nga personat ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa një tjetër është arrestuar nga Policia e Kosovës.
I lënduari me ambulancë është dërguar në QKUK për trajtim ,ndërsa i arrestuari është dërguar në stacionin më të afërt në Prishtinë.

Arbresh.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo deri tani nuk ka asgjë zyrtare.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë