Real Madridi ka arritur të mposht Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës me rezultat 4-1.
Kështu ‘Los Blancos’ ka fituar për herë të 13-të këtë trofe dhe iu revanshua blaugranëve për atë finale të humbur sezonin e kaluar, shkruan Arbresh.info.
Madrilenët nisën në mënyrën më të mirë ndeshjen duke shënuar dy herë brenda 10 minutave përmes Viniciusit, i cili shënoi në minutat 7-të dhe 10-të.
Lewandowski në minutën e 33-të ngushtoi epërsinë në 2-1 dhe kjo ishte e tëra se çfarë bëri Barca në këtë sfidë.
Pesë minuta më vonë Viniciusi realizoi hattrickun e tij dhe rezultati pas pjesës së parë ishte 3-1.
Ndërkohë një gol tjetër erdhi nga Rodrygo në mintën e 64-të.
Aruajo u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 71-të.
Teksa goli më nuk pati dhe sfida përfundoi 4-1 në favor të mbretërve.
Ky është trofeu i parë i Real Madridit për vitin 2024, ndërsa janë në garë edhe për trofeun e La Ligës, Copa del Rey dhe Champions League./Arbresh.info/
“Liria ka emër” thërret konferencë për media
Cakolli: Edhe në cirk me shku 46 herë, bëhet bajat
Zyrtare: Mirlind Daku mbetet te Rubin, nënshkruan deri në vi...
Pacolli me mesazh reflektues për mësimet e jetës: Disa erdhë...
Komandanti i KFOR-it e informon zyrtarin e lartë amerikan pë...
Peci: Madhështia e demokracisë fillon nga vullneti i lirë i ...