Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Frosinones me rezultat 4-0 në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.
Kështu me këtë fitore Juventus plotëson katërshen gjysmëfinaliste të Kupës së Italisë, shkruan Arbresh.info.
“Zonja e vjetër” dominoi ndeshjen nga fillimi deri në fund.
Goli i parë u shënua nga polaku Arkadiusz Milik nga penalltia në minutën e 11-të.
Po i njëjti lojtar në minutën e 38-të, dyfishoi epërsinë e Juventusit.
Ndërkohë vetëm tre minuta pas fillimit të pjesës Milik kompletoi hattrickun e tij.
Golin e katërt për Juven e shënoi talenti turk Kenan Yildiz në minutën e 61-të.
Juventusi pas kësaj fitore në gjysmëfinale të Kupës së Italisë do të ndeshet me Lazion./Arbresh.info/
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...