Liverpooli do të jetë një nga klubet e prekura në janar nga mungesa e lojtarëve që do të përfaqësojnë ekipet e tyre përkatëse. Mohamed Salah do të jetë i grumbulluar me Egjiptin për Kupën e Kombeve të Afrikës dhe Wataru Endo ndjek Japoninë në Kupën e Azisë.
“Nëse do të thosha se u uroj atyre fat, do të gënjeja. Ndoshta ata do të kthehen pas fazës së grupeve, nuk do të isha i pakënaqur me këtë, por nuk ka gjasa.
Por gjithsesi fat, sigurisht që do të doja që ata të fitonin trofetë përkatës, shpresoj të kthehen shëndoshë e mirë, pa lëndime”, deklaroi Jurgen Klopp, trajneri i “The Reds”, për mungesat që do të ketë në këtë periudhë.
“Jam i sigurt se do të gjejmë një mënyrë për t’i zëvendësuar. Ne kemi lojtarë të tjerë, por jo si Mo Salah, kjo nuk është e mundur. Do të përdorim ata që kemi. A duam të luajmë pa Mo? Sigurisht që jo, por do të gjejmë një mënyrë dhe duhet ta konfirmojmë në fushë”./SS
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh