Stacioni i policisë në Ferizaj ka njoftuar se ka pranuar një informatë se një person në natën e Vitit të Ri në rrugën ‘’Shaban Elezi‘’ në Ferizaj kishte përdorur armën e zjarrit.
Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se Njësia e Hetimeve të stacionit në Ferizaj, ka arritur që të identifikojë personin A.K ( M/K) i moshës 36 vjeçar, të cilin sot, e kanë shoqëruar në stacionin e policisë.
“Pas intervistimit të policëve hetues, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale arma e zjarrit është sekuestruar. Rasti është cilësuar ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi të pa autorizuar të armës’’, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...