Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren ka vendosur të shkëputet nga koalicioni me partinë në pushtet, PDK-në.
Sipas njoftimit, shkak për këtë është bërë kërkesa për ndërrimin e një drejtori, shkruan Arbresh.info.
Sipas tyre, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka filluar të marrë veprime pa konsultimin dhe pajtimin e AAK-së.
“Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit, nga sot e tutje AAK në Prizren rrugëton e vetme, shkëput koalicionin qeverisës me Shaqir Totajn në Prizren. Aleanca këto dy vite, me tri drejtoritë që i kemi pasur, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me qytetarë, mirëpo kohëve të fundit, kryetari Totaj ka filluar të marrë veprime pa konsultimin dhe pajtimin e Aleancës, veprime që janë në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe bashkëqeverisës”, thuhet në komunikatë.
Kësisoj nga sot Aleanca nuk është në bashkëqeverisje me Shaqir Totajn në Prizren.
“Aleanca është dhe mbetet subjekt serioz politik dhe do të vazhdojë të punojë fuqishëm në të mirën e përgjithshme të qytetarëve të Komunës së Prizrenit”, thuhet tutje në komunikatë./Arbresh.info/\
Tchouameni thyen heshtjen pas incidentit me Valverden: Janë ...
Belgjika do të hapë ambasadë në Tiranë, konfirmohet gjatë vi...
Arben Vitia: Tubim madhështor në Kodrën e Trimave, me besim ...
Rubio: Fushata ushtarake kundër Iranit ka qenë jashtëzakonis...
FIFA konfirmon rregullat e reja për Kupën e Botës 2026
Luis de la Fuente komenton mospërfshirjen e lojtarëve të Rea...