Një gjykatë në Pakistan ka ngritur aktakuzë të mërkurën kundër ish-kryeministrit të burgosur, Imran Khan, për fyerjen e zyrtarëve të Komisionit Zgjedhor, njoftoi avokati i tij mbrojtës, Naeem Haider Panjutha.
Kjo aktakuzë është një tjetër goditje për Khanin, i cili është duke e kryer një dënim me burg për korrupsion, si dhe përballet me shumë raste të tjera ligjore.
Ajo u ngrit pak disa pasi Komisioni Zgjedhor nuk ia pranoi Khanit kandidaturën, duke ia pamundësuar garimin në zgjedhjet parlamentari të 8 shkurtit.
Khan akuzohet se i quajti kryetarin e Komisionit Zgjedhor, Sikandar Sultan Rajaa, dhe zyrtarët e tjerë “shërbyes personalë” të ish-kryeministrit, Shehbaz Sharif.
Sharif e zëvendësoi Khanin në prill të vitit 2022, pasi ai u rrëzua nga pushtetit përmes një vote të mosbesimit në Parlament nga kundërshtarët e tij politikë. Prej atëherë, agjencitë qeveritare e kanë ndjekur atë në gjykata.
Një ish-lojtar kriketi, 71-vjeçari është figura më e njohur opozitare në Pakistan.
Naeem Haider Panjutha tha se Khan u deklarua i pafajshëm gjatë seancës dëgjimore kur iu lexua akuza.
Aktakuzë e ngjashme u ngrit edhe ndaj njërit nga ish-zëvendësit e Khanit, Faëad Chaudhry.
Zyrtarët zgjedhorë thanë se nuk e pranuan kandidaturën e Khanit për shkak të dënimit të tij për korrupsion./rel
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...
Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet
Presidenti iranian i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, n...