Vorskla Poltava është në krkim të një trajneri që do të drejtojë ekipin pas largimit të Viktor Skripnik nga drejtimi i skuadrës.
Mediumi sport.ua shkruan se drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë për t’i ofruar pozicionin e trajnerit të ekipit një prej ish-lojtarëve të skuadrës, përcjell Arbresh.info.
Duke pasur emrat në listën e klubit janë Armend Dallku dhe Jovan Markoski. Ish mbrojtësi i njohur i Kombëtares së Shqipërisë, Dallku, tash e tri vite po e zhvillon me shumë sukses zejen e trajnerit.
Ai ka drejtuar fillimisht Prishtinën me të cilën e fitoi Kupën e Kosovës, ndërsa në tri vitet e fundit është pjesë e Dukagjinit, u nga Liga e Parë e ngjiti në Superligën e Kosovës, pastaj e dërgoi në garat ndërkombëtare.
Trajneri vushtrrias punon me Artan Luzin dhe Argon Ramadanin si ekip tash e tri vite.
Dallku është legjendë e klubit Vorskla Poltava, ku luajti për 11 vite, ndërsa skuadra ukrainase aktualisht mban vendin e shtatë.
Ai mban edhe rekordin si lojtari i huaj me më së shumti paraqitje në kampionatin ukrainas. /Arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...