Edon Zhegrova dhe babai i tij, Lulzim Zhegrova, kanë qenë të ftuar në Podcastin “Rruga e Re” kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Në episodin e katërt të podcastit të kreut të LDK-së, mysafir ishte ylli i kombëtares së Kosovës, i cili ka folur për karrierën e tij dhe se si kishte shkuar fëmijëria e tij në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
Zhegrova foli për ambiciet e tij që kishte në kohën e fëmijërisë, ku shpesh iu thoshte të tjerëve se do të arrij shumë lartë në futbollin evropian.
“Kur kam qenë në Kosovë, kur kam thënë që dua të luaj në Evropë, atëherë njerëzve iu ka dok çudi çfarë është duke thënë. Une kam thënë që ka me mbërri shumë lart. Kanë qesh, kanë bërë shaka. Kam thënë po du me lujt për Barcelonën, për ekipe të mëdha, Milanin. Njerëzit u befasojshin, se atëherë Kosova nuk ka qenë as në UEFA as në FIFA”, tregoi Zhegrova./ Arbresh.info/
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...