Përkundër se dikur ishin dyshe “vrastare” te Real Madridi, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema tani janë rival në kampionatin e Arabisë Saudite.
Ronaldo tek Al Nassr e Benzema tek Al Ittihad u takuan sot në derbin arab, e cila u mbyll me fitoren e Al Nassr me rezultatin 5:2.
Dyshja Ronaldo – Benzema patën pak kohë të ndajnë me njëri-tjetrin para ndeshjes, teksa skuadrat hynin në fushë dhe sigurisht pas takimit.
Takimi i tyre në tunel duke hyrë në fushë është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale.
Përqafimet, të qeshurat së bashku e bisedat mes tyre nuk kanë munguar në këtë ritakim të portugezit dhe francezit.
Cristiano Ronaldo and Karim Benzema reuniting before the game. ?
— TC (@totalcristiano) December 26, 2023
Ronaldo dhe Benzema kanë fituar një numër të madh të trofeve sa ishin dytë pjesë të Real Madridit.
Cristiano Ronaldo iu bashkua Al Nassr në janar të këtij viti pas largimit nga Manchester United.
Ndërkaq, Karim Benzema u transferua te Al Ittihad në muajin korrik të këtij viti, pas një periudhe shumëvjeçare te Real Madridi./Lajmi.net/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...