Së paku pesë njerëz kanë vdekur si pasojë e një zjarri që e përfshiu një bujtinë në një fshat në veri të kryeqytetit të Rumanisë, Bukuresht, të martën në mëngjes.
Gjatë ditës, ekipet e shpëtimit kërkuan nën rrënoja të ndërtesës për pesë persona të tjerë të zhdukur.
Autoritetet rumune thanë se 18 persona ia dolën t’i shpëtojnë zjarrit, ndërsa dy të tjerë pësuan djegie dhe po mjekohen në spital.
Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, edhe pse autoritetet thanë se ndërtesa nuk kishte certifikatë që tregon se është e mbrojtur nga zjarri.
Prokuroria rumune e ka nisur një hetim për ta gjetur shkaktarin e zjarrit vdekjeprurës./rel
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...