Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për të gjithë fëmijët që janë në sistem të shtesave për fëmijë.
Me anë të një postim i në Facebook, Murati ka bërë të ditur se mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore, në llogarinë e njëjtë.
“Ekzekutohet edhe shtesa e njëhershme për të gjithë fëmijët që janë në sistem të shtesave për fëmijë . Mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore, në llogarinë e njëjtë. Varësisht nga banka, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë bankare”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Hapet aplikimi për 100 eurot e sektorit jo-publik
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje