Deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli, ka dorëzuar padi kundër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe deputetes së LDK-së, Doarsa Kica Xhelilit.
Padi tha ajo para medieve ka të bëjë më shpifjet dhe denigrimin që këta të fundit i kanë bërë lidhur me projektin e rrugës A.
“Dorëzova padi kundër kryetari të Prishtinës Përparim Rama, kundër kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut dhe kundër nënkryetares së LDK-së, deputetes Doarsa Kica-Xhelili në lidhje me rastin e Rrugës A. Ata shpifin dhe fyejnë dhe denigrojnë autoritetin tim duke më akuzuar pa fakte”.
“Me statuset e tyre publike kanë nxitur opinioni publik, kundër meje, kanë nxitur qytetarët e Prishtinës të reagojnë kundër meje pa pasur asnjë fakt dhe në mënyrë shumë të padrejtë. Unë pres që Gjykata ta shqyrtojmë me kujdes lëndën time”.
E pyetur për ndërlidhjen me motrën e saj në këtë çështje, gjyqtaren Vlora Pacolli, ajo tha se të dyja vetëm po e bëjnë punë e tyre profesionale, mirëpo kjo afërsi e tyre është shfrytëzuar për qëllime politike, raporton EO.
“Motar ime ka punën e vet, unë kam punën time, të dyja e bëjmë punën tonë profesionale. Ata e kanë shfrytëzuar rastin për të përfituar politikisht dhe më kanë akuzuar padrejtësisë veç pse jam motra e gjyqtares Vlora Pacolli. Ajo e ka pasur rastin e Rrugës A, ju e dini që rastet ndahen me rend. Ne presim që Gjykata të merr vendim”.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...