Ky mund të jetë momenti për të shtuar kumbullat e thata në dietën tuaj. Një studim i fundit tregon se superushqimi redukton inflamaconin dhe ruan shëndetin e kcokave. Kërkuesit thonë se konsumimi i përditshëm i kumbullave të thata redukton treguesit e inflamacionit që lidhen me shëndetin e kockave.
Rezultatet e studimit tregojnë reduktim të dukshëm të citokinave, proteinave që rregullojnë inflamacionin dhe monociteve aktive, një lloj qelize imunitare që lidhet me inflamacionin kronik. Zvogëlimi u vu re me përfshirjen e 50-100 gramëve kumbulla të thata (5-12 kokrra) në dietën e pjesëmarrësve.
“Këto zbulime mund të lidhen me praninë e elementëve bioaktivë që gjenden te kumbullat e thata përfshirë vitaminat, mineralet, acidet fenolike dhe polifenolet që veprojnë së bashku për të ‘shtypur’ monocitet aktive dhe sekretimin e citokinave që dëmtojnë kockën”, shpjegon bashkëautori i studimit të kryer në Universitetin e Xhorxhias dhe të publikuar në The Journal of Nutrition, Connie Roggers.
Në studim morën pjesë 183 pjesëmarrës të ndarë në 3 grupe: një që nuk hante kumbulla, një që konsumonte 5 gr kumbulla të thata në ditë dhe një që konsumonte 100 gramë. Veç kësaj, ata merrnin suplemente kalciumi dhe vitamine D3 ndërsa matjet për imunitetin, inflamacionin dhe stresin oksidativ u kryen në fillim dhe në fund të vëzhgimit 12-mujor.
Gratë në postmenopauzë që nuk hanin kumbulla humbën 1.5% të dendësisë së kockës krahasuar me ato që konsumonin 5-6 në ditë.
Sipas udhëheqëes së studimit, Mary Jane De Souza, rëndësia e tij qëndron te shpjegimi dhe sjellja e një perspektive se alternativat jo farmaceutike si stili i jetës apo ushqimi mund të ndikojnë në progresin dhe zvogëlimin e dëmtimit të kockës./tvklan.al
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...