Akil Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit të Hapur Evropian që po mbahet në Prishtinë, ndërsa Drilon Cena është mposhtur dhe garën do ta vazhdoj nga repesazhi.
Pas Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, edhe Akil Gjakova ka siguruar gjysmëfinalen e Kampionatit të Hapur Evropian në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Akili e mposhti me ‘waza-ari’ bartësin e parë, azerbajxhanasin Hidayat Heydarov, për të kaluar në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale, Gjakova do të ndeshet me rumunin Petru Pelivan.
Në anën tjetër, Cena ishte i pafat në përballjen e tij në çerekfinale ndaj italianit Manuel Lombardo.
Megjithatë, xhudisti ynë do ta kërkoj medaljen e bronztë me anë të repesazhit, ku fillimisht do të ndeshet me Mark Hristov të Bullgarisë. /Telegrafi/
Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtar...
Lladrovci përkrah Komandant Remin: Zëri i tij do të jetë i v...
Enzo Fernández dëshiron largimin nga Chelsea, ëndërron trans...
Sveçla mban sot konferencë për media
E arritën kualifikimin në Botëror pas 24 vitesh, kjo është l...
Kultivonin kanabis në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj...