Vrasja në burgun e Peqinit/ Zbardhet dëshmia e Sokol Mjacaj: Pistoletën e sigurova

11:24 | 16 Dhjetor 2023
K.B

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e së premtes në burgun e siguris së lartë në Peqin.

AbcNews mëson se Sokol Mjacaj kishte mundur të siguronte pistoletën me mulli rreth dy muaj më parë dhe e ka mbajtur të fshehur.

Kjo është pranuar nga deklartata paraprake të tij.

Mësohet se prej kohësh Sokol Mjacaj kishte kërkuar të shkonte në Sektorin 2 brenda burgut pikërisht ku edhe ndodhej Arben Lleshi. Për sa i përket aryseve të vrasjes ende nuk dihet, ndërsa besohet se ka qenë një ngjarje e porositur.

Mësohet gjithashtu se Sokol Mjacaj kishte më pak se një vit që ishte transferuar në burgun e Peqinit. Grupi hetimor po punon edhe per te zbuluar takimet qe ka bere Autori Sokol Mjacaj kohet e fundit brenda burgut.

Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm, vrau me armë zjarri Arben Lleshin si dhe plagosi Indrit Shaqen. Vrasja ndodhi në qëlinë ku ndodheshin Lleshi dhe Shaqja.

Shpërndaje në rrjete sociale