Rusia ka nisur një sulm gjashtorësh me dronë në jugun e Ukrainës, më 14 dhjetor, duke plagosur të paktën 11 persona, përfshirë tre fëmijë, dhe duke shkaktuar dëme të mëdha ndaj infrastrukturës civile dhe asaj të portit në rajonin e Odesës dhe në zonën e Danubit afër kufirit me Rumaninë, ka njoftuar Forca Jugore e Mbrojtjes e Ukrainës.
Mbrojtjet ajrore kanë shkatërruar dy dronë në rajonin e Hersonit, pesë në rajonin e Mikolajivit, dhe 32 në rajonin e Odesës, ka bërë të ditur ajo.
Në qytetin e Odesës janë dëmtuar dhjetëra ndërtesa. Guvernatori rajonal i Odesës, Oleh Kiper, ka thënë se janë dëmtuar edhe dy silose drithërash në portin e Izmajilit.
Në Rusi, dy dronë u rrëzuan mbi Moskë nga mbrojtjet ajrore, më 14 dhjetor, ka thënë kryetari i kryeqendrës ruse, Sergei Sobyanin, duke shtuar se nuk ka pasur lëndime apo dëme serioze.
Ndaras, agjencia ruse e lajmeve, Interfax, ka cituar ministrin rus të Mbrojtjes të ketë thënë se mbrojtjet ajrore kanë rrëzuar nëntë dronë ukrainas mbi rajonet e Kalugës dhe Moskës, më 14 dhjetor.
Verifikimi i pavarur i pohimeve nuk ka qenë i mundur./rel
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...