Ballkani luan shanset e fundit për kualifikim në Conference League teksa i duhet të mposhtë me patjetër Dinamo Zagreb në “Maksimir”.
Para ndeshjes ka folur ish-futbollisti i Dinamo Zagreb, Kujtim Shala ku sipas tij skuadra kroate është superiore dhe do ta fitojë këtë ndeshje përballë suharekasit, shkruan Arbresh.info.
“Nuk duhet të nënvlerësohet askush, pra as Ballkani, por unë jam 100% I sigurt që Dinamo do të fitojë në ndeshjen e kthimit. Nuk bëhet fjalë për ndonjë rezultat tjetër. Besoj në lojtarët tanë dhe në trajnerin Jokiroviq, që sigurisht në mënyrë optimale do ta përgatit ekipin, do ta mposht Ballkanin dhe do të kalojnë në fazën tjetër të Uefa Conference League. Dinamo ka ekip më të mirë dhe do të festojë në ‘Maksimirin’ e stërmbushur”, ka thënë Shala.
Ai ka theksuar se Dinamo duhet të bëjë presion në kundërshtarin dhe sa më shpejt të shënoi gol ndaj Ballkanit.
“Dinamo duhet të luaj fuqishëm nga fillimi. Të bëj presion në 15 minutat e parë, ashtu si di ajo dhe sa më shpejtë të shënoi gol dhe kështu t’a vë Ballkanin në vështirësi. Nuk duhet të pritet me durim, por menjëherë të sulmohet, të shënohet gol dhe të merret kontrolli në lojë”, ka shtuar tutje ai.
Kujtim Shala dha një këshillë për Jokiroviqin për fund.
“Ky është mendimi im. Jokiroviqi është trajner dhe ai vendos, por do të thoja që mendojmë në mënyrë të ngjajshme dhe që vërtetë do të kërkojë gol të shpejtë”, u shpreh Shala për gazetën kroate “Sportske Novosti”.
Shala në të kaluarën është aktivizuar për dy vite me gjigandët kroat./Arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit