Sonte kanë përfunduar ndeshjet e fazës së grupeve të Champions League nga grupet A-D.
Ka pasur edhe befasi në këto grupe, shkruan Arbresh.info.
Në grupin A ku ndodheshin Bayern Munchen, Manchester United, Galatasaray dhe Copenhagen ka nodhur befasia më e madhe në këtë fazë të CHL-së.
Bayerni ka përfunduar si liderë teksa skuadra e dytë e kualifikuar për fazën tjetër është Copenhagen, skuadra nga Danimarka e cila doli në vendin e dytë, përpara Galatasarayt dhe Manchester United.
Në grupin B, nuk pati befasi të mëdha, Arsenali përfundoi si liderë, teksa PSV Eindhoven e dyta, Lensi ishte befasi pasi përfundoi e treta kurse Sevilla mbeti në fund duke u eliminuar nga garat evropiane.
Grupi C, nuk doli jashta parashikimeve, me Realin lider pas gjashtë fitoreve në po aq ndeshje, i përcjellur nga Napoli.
Braga përfundoi e treta teksa Union Berlini i fundit.
Kurse grupi D, kishte befasi pasi Real Sociedadi përfundoi si liderë i grupit duke lënë pas Interit në vendin e dytë dhe Benfikën në të tretin
Kurse Salzburgu përfundoi e fundi në këtë grup.
Kujtojmë që dy vendet e para nga secili grup kualifikohen për në fazëne 1/8 së finales së Champions League, kurse vendi i tretë garën e vazhdon në Europa League.
Vendi i fundit përfundon aventuarat evropiane.
Ndërsa shorti për fazën e 1/8 së finales tërhiqet të hënën e javës tjetër./Arbresh.info/
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League