30 mijë euro janë sekuestruar në aeroportin e Rinasit, pasi që të njëjtat nuk ishin deklaruar sipas legjislacionit.
Sipas policisë, paratë i posedonte një shtetas gjerman N.Z. 44 vjeç, i cili po largohej nga Shqipëria, shkruan Arbresh.info.
Për të dyshuarin është nisur procedimi në gjendje të lirë.
“Janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin gjerman N. Z., 44 vjeç, pasi në dalje në RSh-së, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 30 000 euro që nuk i kishte deklaruar në doganë. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Ndër të tjera, policia bën të ditur se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...