Një 69 vjeçar është arrestuar sot në fshatin Bubël të Malishevës nën dyshimin se kishte në posedim armë pa leje.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe pesë copë fishekë të po të njëjtës armë si dhe një armë zjarri e gjatë me 38 copë fishekë, shkruan Arbresh.info.
“Stacioni Policor në Malishevë, respektivisht Sektori i Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, në koordinim me prokurorin e shtetit, sot kanë kryer kontroll në fshatin Bubël-Malishevë, në vendbanimin e të dyshuarit mashkull shtetas i Republikës së Kosovës i lindur në vitin 1954, mbi dyshimin se kishte në posedim armë pa leje. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe pesë copë fishekë të po të njëjtës armë si dhe një armë zjarri e gjatë me 38 copë fishekë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I dyshuari pas intervisimit është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite
Kompjuterët e së ardhmes do të punojnë me dritë
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...
Kthehemi në Hënë, pastaj Marsi: NASA po lanson misionin Arte...