Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shprehur e shqetësuar me rastet e dhunës dhe femicidit.
Me anë të një videoje përmbyllëse të “16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Haxhiu tha se puna dhe koordinimi ndërinstitucional do të vazhdojë me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe dinjitetit të vajzave dhe grave në vendin tonë, shkruan Arbresh.info.
Tutje Haxhiu thotë se gjatë këtyre 16 ditëve janë realizuar mbi 80 aktivitete duke përmendur këtue dhe lansimin e masës ekonomike për punësimin e të mbijetuarave të dhunës në familje dhe programit të parë për rehabilitimin e dhunuesve.
Ndër të tjera, ministrja Haxhiu theksoi se Kosova do të bëhet vend më i mirë dhe më i sigurtë, për çdo vajzë dhe grua.
“Si qeveri, nuk do të lejojmë një shoqëri ku dhuna shihet si diçka normale. Pra, dhuna nuk do të normalizohet. Beteja për ta eliminuar dhunën në baza gjinore është e përditshme, e përhershme dhe qeveria jonë, është në ballë të saj”, tha ajo.
“Qëndrojmë të bashkuar në këtë kauzë të drejtë”, përfundoi ajo./Arbresh.info/
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...