Sot, pas seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ekspertë të policisë janë paraqitur në parlament për procedurën standarde.
Ata do të marrin shenjat e gishtave dhe gjurmët e ADN-së për të identifikuar se cilët ishin shkaktarët e kaosit, ata që ndezën tymues e kapsolla brenda ambienteve të brendshme të Kuvendit.
Deputetët e opozitës së Shqipërisë u përplasën fizikisht me Gardën, të cilët tentuan t’i ndalonin të bllokonin me karrige foltoren e Kuvendit.
Pas tensioneve, maxhoranca kaloi direkt në votimin nen për nen të buxhetit të shtetit.
Në momentin e votimit, deputetët e PD-së ndezën flakadanë të shumtë dhe hollën në sallë kapsolla.
Megjithatë qeveria vijoi votimin e buxhetit, i cili u miratua në një kohë rekord prej 8 minutash.
Aksident në Veternik, përfshihet një veturë e KFOR-it
Lamtumira e Modricit me Milanin? Kroati postoi këtë mesazh n...
Shtëpia e Bardhë: Marrëveshje me Iranin vetëm nëse respektoh...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi në Vushtrri, ar...
Bien çmimet e derivateve në Kosovë, nafta më lirë për tre ce...
I mituri në Gjakovë publikon foto me thikë në shkollë, arres...