Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.
Qytetarët kanë shprehur mendimet e tyre lidhur me rezultatet.
Për Arbresh.info ata janë shprehur se këto rezultate kanë qenë të pritshme, sipas tyre ky test tregon situatën e arsimit në vend.
“ Këto rezultate kanë qenë të pritshme, kuadrat arsimore janë shumë të dobëta. Duhet të krijohen reforma të reja në arsim në mënyrë që të dalim nga këto rezultate”, u shpreh një qytetar.
Ndryshe, Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) është një vlerësim ndërkombëtar i aftësive dhe njohurive të 15-vjeçarëve. PISA vlerëson performancën e nxënësve mbi detyrat e jetës reale që konsiderohen të rëndësishme për pjesëmarrje efektive në shoqërinë e të rriturve dhe për mësimin gjatë gjithë jetës.
Kosova ka zënë vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse, pra ka rënie nga viti 2018 për 11 pikë./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...