Arsenali ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Premierligë, për të vazhduar edhe me kryesimin në tabelë.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta mori një fitore të vështirë nga udhëtimi te Luton Town, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në elitën angleze, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Kenilworth Road” përfundoi me rezultatin 3:4, me londinezët që morën fitoren në çastet e fundit të ndeshjes.
Gabriel Martinelli (20’), Gabriel Jesus (45’), Kai Havertz (60’) dhe Declan Rice (90+7’) ishin autorët e golave të fitores për “Topçinjtë”.
Për vendasit shënuan Osho Gabriel (25’), Elijah Adebayo (49’) dhe Ross Barkley (57’).
Arsenali pas kësaj fitore ka 36 pikë në krye të tabelës.
Lutoni mbetet me nëntë pikë dhe ndodhet në pozitën e 17-të.
Abdixhiku për tragjedinë në Malishevë: Lutemi që familja të ...
Prindërve të 5-vjeçarit u zgjatet paraburgimi edhe për dy mu...
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, Trump: Ata kanë rënë dakor...
Rusia nisi sulmin ajror më vdekjeprurës në disa muaj, duke v...
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...