Sot në Prishtinë mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Turqi, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Qendra e Kërkimeve Strategjike Ballkanike (BASAM)
Në këtë forim do të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i kompanive nga Kosova dhe Turqia.
Përveç përfaqësuesve të kompanive nga sektori privat i të dyja vendeve, në këtë Forum do të jenë të pranishëm edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, përfaqësues të institucioneve qeveritare të Kosovës duke përfshirë Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut Emilija Rexhepi, Ministrin e Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, Zëvendësministrin e Ekonomisë Getoar Mjeku, si dhe disa nga përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të Turqisë.
‘Forumi ka për qëllim promovimin e investimeve në Republikën e Kosovës, prandaj përveç takimeve B2B ndërmjet bizneseve kosovare dhe turke, gjatë këtij forumi do të organizohet edhe Paneli i Diskutimeve me Ministrat nga të dyja vendet. Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të vendosur bashkëpunim me kompani të mëdha nga Turqia dhe për të promovuar investimet e huaja në shtetin tonë”, njofton Oda Ekonomike e Kosovës./rtk
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos