Prindërit e të ndjerës, Leonora Ademaj, Bajram dhe Zade Ademaj kanë bërë kërkesë për zhvarrosjen e trupit të vajzës së tyre e cila u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë.
“Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër i rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë vështirësi, por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj”, shkruan në kërkesën drejtuar prokurores Besa Limani.
Ndryshe, sot është mbajtur seancë dëgjimore ndaj Naim Murselit dhe dy të tjerëve nën dyshimin se kanë organizuar vrasjen e Liridona Ademajt.
Seanca ka përfunduar, ndërsa pas pak pritet të merret vendimi për caktimin e masës së paraburgimit/Arbresh.info

Tërnava lutet për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: ...
Kurti nis takimin me kongresistët amerikanë
Gjenerali amerikan takon komandantin e FSK-së: Përkushtim pë...
Haxhiu priti në takim kongresistët amerikanë
Vdes Hafiz Gagica, veprimtar i çështjes kombëtare në diaspor...
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...