Këngëtarja Samanta Karavella zbuloi arsyen se pse u tërhoq nga “Festivali i Këngës”.
“Ka pasur shumë spekulime ndaj festivalit, për mua ishte një temë që nuk dua ta cekja aspak por kam një sqarim për publikun tim, që e ka pritur rikthimin tim në festival. Pjesëmarrja e parë ka qenë që 14 vjeç. Kënga që unë kam zgjedhur në festival, që e kam krijuar për 2 ditëve sepse ishte ajo energjia që dua të shkoj. Është një këngë me potencial dhe ritmike”, tha këngëtarja në “Më lër të flas”.
Romeo: Unë e kam dëgjuar këngën dhe ishte shumë potencial.
Samanta: Kënga fillonte me ‘eagle’ (shqiponjë), edhe do krijonte atmosferë të paparë në “Pallatin e Kongreseve”, mua më ka mbetur shumë peng. E vërteta është që nuk m’u lejua performanca, dhe unë nuk mund ta këndoja atë këngë ritmike pa performancë. Këto ishin kriteret e festivalit këtë vit. Nuk iu lejua askujt.
Romeo: Kemi dëgjuar disa fjalë që festivali i fundvitit i është premtuar Elsa Lilës.
Samanta: Këto janë spekulime, mediat e flasin gjithmonë, edhe kur bëhet fjalë për një artist me emër mund të ishte edhe emri im. Nuk di asgjë rreth kësaj, uroj që të jetë zgjedhja e publikut.
Dondali: Po nëse disa nga këngëtarët janë tërhequr, çfarë do ndodhë? Se nuk je e vetmja, edhe Kejsi Tola është tërhequr.
Këngëtaren e marrin në telefon “live”, dhe nuk tregoi asgjë më tepër se “zgjodhi të tërhiqej për arsye personale”.
Emocionuese: Haradinaj përlotet derisa sheh videon e nënës s...
Polici jashtë detyrës e paralajmëroi për mjegullën, shoferi ...
Dy vdekje të dyshimta brenda ditës në Kosovë, rastet dërgohe...
Dy sirianë gjenden të therur me thikë në Leposaviq
KQZ certifikon listën votuese: 2,076,290 qytetarë me të drej...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju