Ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt, Naimi Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e saj, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla nesër do të dalin para gjykatës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Nesër në 09:30 është caktuara seanca dëgjimore”, tha ajo.
Ndërsa kujtojmë se dje ( e premte), Policia arrestoi Naim Murselin dhe Granit Plavën si të dyshuar për vrasjen e Liridonës.
Granit Plava në Polici deklaroi se Naim Murseli e ka paguar me 30 mijë euro për të ia vrarë gruan, kurse ky i fundit e ka pranuar fajin.
Pas këtyre të dyve u arrestua edhe nipi i Naim murselit, Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...