482 persona janë arrestuar deri më tani përmes Operacionit Kombëtar “Tempulli”.
Kështu ka njoftuar Ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla.
Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit në Dibër dhe Mat për goditjet e djeshme.
“Lufta kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike përmes Operacionit Kombëtar “Tempulli” po jep çdo ditë rezultate, me 482 persona të arrestuar/proceduar deri më tani. Përgëzoj Policinë e Shtetit në Dibër dhe Mat për goditjet e djeshme dhe nxis gjithë strukturën e Policisë të vazhdojmë intensifikimin e forcës sonë goditëse ndaj çdo forme kriminaliteti”, shkruan ai.
Tutje, ai ka ftuar qytetarët që të raportojnë në Polici çdo paligjshmëri.
‘Ripërsëris ftesën time për qytetarët, stafet pedagogjike dhe vetë nxënësit që të mbështetin punën e Policisë në kuadër të #PaketaeSigurisënëshkolla duke raportuar çdo paligjshmëri’, shkruan ai./Arbresh.info/
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...