Shtatëvjeçarja nga Prishtina, Dua Hoxha një vajzë jo vetëm e ëmbël, por me një talent të jashtëzakonshëm.
Dua ka arritur që ta përfaqësojë shtetin e Kosovës bashkë me 28 fëmijë të tjerë nga vendi jonë në garat ndërkombëtare të “Brainobrain International në Aritmetikën Mentale” të mbajtura në Dubai.
Dua me aftësitë e saj arriti që Kosovën ta renditë në vendin e parë në kuadër të një konkurrence të lartë, duke i sfiduar pjesëtarët e 42 vendeve të ndryshme të botës.
“ Unë jam Dua Hoxha, jam shtatëvjeçare dhe studioj në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë. Ky institut ose kjo shkollë na mundëson llogaritjen e numrave në mënyrë logjike”, tregon ajo.
Dua na thotë se shtetet pjesëmarrëse në këtë garë kanë qenë nga India, Pakistani, Sllovenia, Serbia dhe disa vende të tjera, ku Dua ka arritur që Kosovës t’ia sigurojë medaljen e artë.
“Vendet që kanë marrë pjesë janë India, Pakistani, Sllovenia, Serbia etj. Kosova e ka zënë vendin e parë dhe unë në vendin e dytë me medaljen e artë”.
Shtatëvjeçarja tregon emocionet e saj gjatë përfaqësimit të Kosovës në këtë garë ndërkombëtare, duke shpresuar që të sjellë ende medalje të arta për vendin e saj.
“Unë që e kam përfaqësuar Kosovën jam ndjerë mjaftë e lumtur dhe mjaft krenare që pata mundësinë për ta përfaqësuar vendin tim”, thotë ajo.
Ajo na tregon se kush e zbuloi talentin e saj në matematikë.
“Qysh kam qenë e vogël prindërit e mijë zbuluan talentin tim për matematikë. Realisht edhe prindërit e mij kanë njohuri për matematikën, pastaj me punë kam arrit këtu ku jam”, tregon shtatëvjeçarja.
Dua thotë se fëmijët që e përfaqësuan Kosovën në garat ndërkombëtare të BRAINOBRAIN INTERNATIONAL në Dubai, kanë arritur që Kosovës t’ia sigurojnë 18 kampion në vendin e parë, shtatë medalje të arta në vendin e dytë dhe tri medalje të argjenda në vendin e tretë./Arbresh.info/ Edona Krasniqi/






Një muaj paraburgim për dy punonjës të KEDS-it të dyshuar pë...
Kapet me kokainë një person në pikën kufitare në Morinë
Jashari: Tani ndihem 100% gati për të ndihmuar Milanin
Një punëtor humb jetën në Termocentralin “Kosova B” pas një ...
Begaj në Shkup: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shembull b...
Rusia dhe Ukraina bien dakord për armëpushim lokal, fillojnë...