Të shtëna armësh dhe shpërthime të fuqishme u regjistruan mëngjesin e së premtes në kryeqytetin e Guinea-Bissau pasi dhjetëra ushtarë të Gardës Kombëtare liruan një ministër dhe një zyrtar të lartë, të arrestuar disa ditë më parë.
Anëtarët e Gardës Kombëtare që u përfshinë në këtë operacion u strehuan më pas në një kazermë në jug të kryeqytetit, ku u përplasën më pas me forcat speciale.
Ministri i Financave, Souleiman Seidi, dhe Sekretari i Shtetit për Thesarin, Antonio Monteiro, u arrestuan disa ditë më parë në bazë të një hetimi për tërheqjen e supozuar të parregullt të 10 milionë dollarëve nga fondet shtetërore.
Ata janë marrë në pyetje pasditen e së enjtes nga një komision hetim antikorrupsion për të sqaruar pagesat për 11 kompani.
Në një seancë parlamentare të hënën, kreu i partisë kryesore opozitare të vendit pretendoi se pronarët e kompanive ishin të afërt me drejtuesit e koalicionit qeverisës të vendit./A2CNN
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh