Dy djem të moshave 15 dhe 16 vjet janë arrestuar nga autoritetet gjermane nën dyshimin se po planifikonin një sulm militant islamik, raporton “BBC” .
Shënjestër ata e kishin një treg të Krishtlindjes apo një sinagogë. 15-vjeçari, gjermano-afgan nga qyteti perëndimor Burscheid, është arrestuar pasi i është bastisur shtëpia. Nuk është bërë i ditur serioziteti i komplotit që po bënin ata.
Policia dyshohet se intervenoi, pasi djemtë kishin caktuar një kohë dhe vend për sulmet.
“Dukej shumë konkrete”, ka thënë ministri i Brendshëm i North Rhine-Westphalia, Herbert Reul. “Ne kemi marrë informata nga jashtë për planet e mundshme për sulm”.
16-vjeçari, që është përshkruar si shtetas rus, u arrestua në qytetin Wittstock/Dosse në shtetin verilindor të Brandenburgut.
Prokurorët në dy shtetet doi të nisin tash hetimet. Reul ka thënë se është shënjestruar një treg specifik i Krishtlindjes./abcnews.al
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...