U është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt dhe aktivistëve të tjerë të arrestuar pas protestës kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarine Trendafilova në Kosovë.
PSD këtë vendim e quan politik dhe të padrejtë, përcjell Arbresh.info.
Lexo edhe:
“PSD izolohet që Trendafilovës t’i bëhet vizita sa më normale. Por lufta e saj për imazh është e humbur. Prokuroria ka vendosur që kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, Zgjim Hysenit, Nol Nushit, Agron Kabashit, Korab Korçës dhe Gent Brahimit t’iu jepet masa e ndalimit për 48 orë. Për ne ky vendim është politik dhe i padrejtë. Kështu po provohet ta ndalin zërin opozitar, ta relativizojnë padrejtësinë e Gjykatës Speciale. Për PSD-në ky vendim është i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e aktivistëve tonë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, gjashtë aktivistë të Partisë Socialdemokrate janë arrestuar sot pas protestuan kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke hedhur gaz lotsjellës pranë hotelit “Sirus” në Prishtinë, ku ajo po mbante takim me shoqërinë civile./Arbresh.info
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...