Dy të mitur janë arrestuar sot në Suharekë nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në një rast vjedhje.
Në njoftim thuhet se L.G 14-vjeçar dhe I.E 14-vjeçar kanë vjedhur një televizion në një shkollë në rrugën “Xhavit Syla” në Suharekë, përcjell Arbresh.info.
Televizioni është gjetur tek të dyshuarit dhe më pas i është kthyer shkollës.
Të dyshuarit janë liruara pasi që të njëjtit janë të mitur ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.
Njoftimi i plotë:
Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekë me datën 29.11..2023 përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj dy të dyshuar: L.G (viti i lindjes 2009, mashkull kosovar shqiptar) dhe I.E (viti i lindjes 2009, mashkull kosovar shqiptar) .
Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se të njëjtit ka qenë te përfshirë në një rast vjedhje e rëndë e ndodhur me datën 29.11..2023, në rrugën “Xhavit Syla” në Suhareke, ku ne një shkollë te dyshuarit kishin vjedhur një televizor,televizori i është gjetur tek të dyshuarit si dhe ju është kthyer shkollës .Të njëjti janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar qe të dyshuarit te lirohen (pasi qe te njëjtit janë të mitur). Rasti vazhdon të hetohet./Arbresh.info
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë
Të paktën 73 persona u vranë në përpjekje për ta kapur “El M...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Dialogu Kosovë–Serbi, Vuçiq takohet sot me Sorensen