Instituti Hidrometerologjik i Kosovës njofton se në vendin tonë do të nbaj mot i vranët dhe me reshje shiu.
Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot kryesisht i vranët.Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu, në viset e larta reshje bore.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius”, njofton IHMK.
Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare.
Apelohet te pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, për shkak se rrugët janë të rrëshqitëshme dhe me ngrica, sidomos gjatë natës dhe orëve të para të ditës./Arbresh.info/
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...
Remzie Osmani arrin shifër të ‘çmendur’ në Spotify