Atleti nga Kosova, Erzën Zymberaj ka mbërritur në Tiranë duke vrapuar nga Prishtina për nderë të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Zymberaj është mirëpritur në kryeqytetin e Shqipërisë nga nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, i cili edhe e shpërbleu me medalje
“Jam shumë i lumtur për respektin nga Bashkia e Tiranës. Normalisht është sfiduese shumë për shkak të kushteve klimatike që ndeshëm, por ia arritëm”, theksoi Zyberaj.
Ai tha gjithashtu se vrapimi nga Prishtina për në Tiranë për ditën e 111-vjetorit të pavarësisë ka një simbolikë të jashtëzakonshme.
Zyberaj u nis paraditen e djeshme nga sheshi “Skënderbej” në Prishtinë për të mbërritur sot në sheshin me po të njëjtin emër në Tiranë ku u zhvillua për herë të parë edhe parada e shqiptarëve të ardhur nga e gjithë bota./abcnews.al
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së