Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kërkoi nga Maqedonia e Veriut avancimin e procesit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas takimit me liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kroacisë dhe Malit të Zi, Stoltenberg tha se ka ardhur koha të zgjidhen përfundimisht konfliktet në Ballkan, të cilat kanë zgjatur së tepërmi.
Stoltenberg e vuri theksin te zgjidhja përmes dialogut dhe shtoi se themelimi i Asocacinit do të jetë një hap i rëndësishëm përpara.
Gjithashtu Stoltenberg theksoi se paqen në rajon ne cënon jo vetëm situata në Kosovë por dhe në Bosnjë Hercegovinë.
“Vërejmë se ka rreziqe nga situata në Kosovë dhe negociatat e ngecura mes Prishtinës dhe Beogradit. Unë ju drejtohem të gjithëve në rajon, në çdo takim kam theksuar që është me rëndësi të fokusohemi në dialog për dallim nga konflikti dhe lufta. Dialogu është thelbësor për Kosovën dhe Serbinë drejt prospertitetit dhe paqes. Themelimi i Asocacionit mund të jetë një hap i rëndësishëm përpara.
Është koha që të tejkalohen konfliktet në rajon të cilat po zgjasin tepër shumë”, tha Stoltenberg./euronews
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit