Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur nga nëna e saj në fshatin Livoq i Ulët i Gjilanit, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima me datën 18.11.2023 ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më dhe nuk iu është lajmëruar familjarëve të saj, shkruan Arbresh.info.
Rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Livoq i Ultë-Gjilan, 18.11.2023-22:15. Ankuesja kosovare ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia ka dalë vajza e saj e mitur dhe deri në kohën e raportimit te rastin, vajza e saj nuk është kthyer dhe nuk iu është lajmëruar familjarëve të saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...