Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar gjatë një fjalimi në Forumin Kulturor të Shën Petersburgut se vendet europiane varen vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në këtë mënyrë kanë humbur identitetin e tyre.
Putin solli në vëmendje se Rusia po përballet me vështirësi në marrëdhëniet me elitat europiane pikërisht prej varësisë që kanë nga SHBA. Sipas tij kjo është një tragjedi.
Ai pranoi gjithashtu se deri në vitin 2014 as që e mendonte se mund të niste një konflikt mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Shumë njerëz, duke përfshirë edhe mua, deri në vitin 2014 nuk mund të na kishte shkuar në mendje se mund të kishte një konflikt të tillë midis Rusisë dhe Ukrainës. Nëse do të më kishin thënë më parë që nga viti 2014 se kjo ishte e mundur, unë do t’i thosha: A je i çmendur?”, u shpreh Putin./euronews
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri