Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën në vendin tonë do të jetë moti me vranësira dhe erëra të forta.
Në viset e ulëta, kryesisht në veri, veriperëndim dhe perëndim parashihen riga shiu.
Temperaturat maksimalet të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.
“Të shtunën vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë meteorogjike do të kushtëzoj mot me vranësira dhe erëra mesatare deri të forta, nga drejtimi i veriperëndimit dhe veriut. Në viset e ulëta, kryesisht në veri, veriperëndim dhe perëndim parashihen riga shiu, ndërsa në viset e larta fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius”, njofton IHMK./Arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë