Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka nisur një vizitë zyrtare në Moldavi.
Balla zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Moldavisë, Adrian Efros, ku firmosën dhe një marrëveshje për bashkëpunimin policor mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar.
Gjatë takimit ministri Balla dhe homologu i tij Efros u dakordësuam mbi thellimin e bashkëpunimit ekzistues midis dy vendeve tona në të gjitha çështjet me interes të përbashkët. Diskutuam mbi aspiratën e kahershme të dy popujve tanë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe gadishmërinë për të intensifikuar shkëmbimin e eksperiencave në kuadër të reformave të ndërmarra përgjatë procesit të integrimit europian.
“Marrëveshja e firmosur sot midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Moldavisë mbi bashkëpunimin policor është një hap i rëndësishëm për të rritur operacionet e përbashkëta policore dhe adresuar çështjet me rëndësi si krimi ndërkufitar, lufta kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe qënieve njerëzore në funksion të rritjes së sigurisë së qytetarëve tanë.
Gjatë takimit diskutuam edhe mbi aspiratën e kahershme të dy popujve tanë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe gadishmërinë për të intensifikuar shkëmbimin e eksperiencave në kuadër të mekanzmave të rëndësishëm EUROPOL apo INTERPOL”, deklaroi Balla në fjalën e tij./euronews
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...
Barcelona shkatërron Newcastlen, dhe kalon në çerekfinale të...
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i mad...
Komuna e Prishtinës shpall “Shtëpinë-Shkollë” të Herticëve s...