Presidenti i Turqisë ka shtuar kritikat e tij ndaj Izraelit sot, duke e quajtur atë një “shtet terrorist” që synon të shkatërrojë Gazën.
Sipas mediave të huaja, në një fjalim, Rexhep Tajip Erodgan tha se vendi i tij do të ndërmarrë hapa për t’u siguruar që liderët e Izraelit të sillen në gjyq në gjykatat ndërkombëtare.
“Izraeli po zbaton një strategji të shkatërrimit total të një qyteti dhe popullit të tij”, tha ai.
“Unë e them hapur se Izraeli është një shtet terrorist”, shtoi Erdogan.
Ai shtoi se Turqia do të punojë në skenën ndërkombëtare për të siguruar që kolonët izraelitë të njihen si terroristë.
Erdogan i përshkroi militantët e Hamasit si “luftëtarë të rezistencës” që përpiqen të mbrojnë tokën dhe popullin e tyre.
Turqia kohët e fundit normalizoi marrëdhëniet me Izraelin pas një dekade tensionesh pasi komandot izraelite sulmuan një anije turke ndihmash në vitin 2010, duke vrarë 10 aktivistë turq.
Anija po përpiqej të thyente bllokadën e Izraelit dhe të dërgonte furnizime humanitare në Gaza.
Megjithatë, konflikti Izrael-Hamas i ka tensionuar sërish lidhjet e tyre./euronews
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë