Kapiteni izraelit paraqitet me një këpucë fëmijesh në konferencë për media

22:20 | 14 Nëntor 2023
D.H

Izraeli luan nesër mbrëma sfidën e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “EURO 2024”, ndaj Zvicrës.

Kjo sfidë luhet në “Pancho Arena” , të Hungarisë, për shkak se Izraeli nuk mund të luaj ndeshjet si vendase në vendin e tyre shkak i konfliktit me Palestinën, shkruan Arbresh.info.

Para ndeshjes në një konferencë për media kapiteni izraelit doli në një formë të çudtishme dhe e cila nuk ndodhte më parë.

Ai në konfernecë u paraqit me një këpucë të vogël të një fëmije.

“Kjo këpucë i përket Nave Shoham, i cili është një djalë 8-vjeçar. Është e vështirë të flasësh tani, por nuk mendoj se askush prej jush mund ta imagjinojë historinë pas kësaj këpucëje. Ky djalë aktualisht po mbahet peng në Rripin e Gazës me shtatë anëtarë të familjes së tij. Gjithçka që ka mbetur nga shtëpia e tij është kjo këpucë. Ne po e presim atë këtu.”, tha ai.

Ai theksoi se do të bëjnë gjithçka që të iu sjellin fëmijëve izraelit buzëqeshje në fytyrat e tyre.

“Kishte pritshmëri për t’i sjellë lumturi popullit të Izraelit, por tani ne po presim me padurim për pjesën tjetër të ndeshjeve. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’u sjellë buzëqeshje fëmijëve të Izraelit”, tha kapiteni izraelit para ndeshjes me Zvicrën./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme