Bora ka shkruar histori duke siguruar për herë të parë kualifikimin në gjysmëfinale, pas një paraqitjeje mbresëlënëse në çerekfinale.
Bora triumfoi bindshëm edhe në ndeshjen e dytë ndaj Sigal Prishtina me rezultat 60:101, duke e mbyllur serinë me autoritet dhe pa lënë vend për dilema rreth skuadrës më të mirë në parket.
Që nga fillimi i takimit, Bora dominoi në çdo aspekt të lojës, duke ndërtuar epërsi të thellë falë organizimit të mirë në sulm dhe mbrojtjes solide. Diferenca u rrit vazhdimisht, ndërsa kundërshtari nuk arriti të gjejë ritmin për t’u rikthyer në lojë.
Me këtë fitore, Bora siguron një vend historik në mesin e katër skuadrave më të mira, ndërsa në gjysmëfinale do të përballet me Bashkimi, në një duel që pritet të jetë tejet interesant.
PDK mbledh Këshillin Drejtues me 20 prill
Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033