Brenda 10 muajve të këtij viti Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës në Agjencinë Tatimore të Kosovës (ATK) ka arritur që nga hetimet e bëra të rris tatimin shtesë për 8.1 milionë euro nga 4.6 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Sipas njoftimit, vlera e shmangies tatimore me ndëshkime është konstatuar 4.3 milionë euro, që thekson vigjilencën e shtuar të hetuesisë tatimore krahas vitit 2022 që ishte 3.7 milionë euro, shkruan Arbresh.info.
“Këto hetime zhvillohen për të identifikuar shkeljet e mundshme të rregullave tatimore dhe shmangien e obligimeve financiare nga individë apo biznese. Përmes analizave të thelluara dhe monitorimit të transaksioneve, autoritetet tatimore mund të zbulojnë mos raportime të të ardhurave, transferime të paligjshme dhe keqpërdorime të tjera financiare.”, njofton ATK.
Tujte thuhet se funksioni kryesor i hetimeve tatimore është të sigurojë që të gjitha subjektet tatimore kontribuojnë në mënyrë të barabartë dhe ligjore në mbajtjen e barrës tatimore.
“Kjo jo vetëm që siguron burime të mjaftueshme për financimin e shërbimeve publike, por gjithashtu ndihmon në parandalimin e pasigurisë fiskale dhe në ruajtjen e integritetit të sistemit tatimor.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Pajtohen dhe përqafohen mes vete Berat Buzhala dhe Albatros ...
Përfundon afati për aplikimin e legalizimit të objekteve në ...
Pas incidentit në studio me Albatros Rexhajn, reagon Berat B...
Përplasje fizike në emision, Berat Buzhala godet Albatros Re...
IKSHPK: Në Kosovë dominon gripi A/H3N2
Haxhiu: Votimi i rezolutës riafirmoi qëndrimin tonë për drej...